Gjesti i Barack Obama-s ndaj zonjës së tij çmend rrjetet sociale (FOTO)

Që nga koha kur la postin e presidentit të SHBA-ve, Barack Obama duket se ka zgjedhur të shijojë një kohë të gjatë pushimi. Por edhe pse larg detyrave dhe ngarkesës së punës, disa ‘angazhime’ mbeten; siç është ai i fotografimit të bashkëshortes gjatë pushimeve sa herë që ajo të ta kërkojë.

Dhe ish-presidenti e bën më së miri këtë. Sipas ‘Huffington Post’, nëpër rrjete sociale është shpërndarë një foto në të cilën Michelle pozon për Obama-n, ndërkohë që ai është totalisht i përqendruar të bëjë shkrepjen përfekte. Fotoja është shpërndarë menjëherë ne rrjetet sociale, ku kanë qenë të pafundta komentet pozitive rreth tij.

Nuk ka asnjë dyshim që jeta post presidenciale e Barack-ut dhe familjes së tij ka ngjalluar xhelozi tek të gjithë, dhe me të drejtë në fakt.

Që prej janarit, ai ka zgjedhur që bashkë me zonjën e tij të shijojnë ditët e lirisë. E përveç të tjerave, tani ish-presidenti është shpalluar si “Bashkëshorti i Instagramit”, falë përkushtimit maksimal që tregon në çdo moment ndaj Michelle-s.

SHKARKO APP