Gjesti një artist problematik? Kompozitori Petro Gojani: Kam parë një punëtor të madh dhe shumë të detajuar në punë
Petro Gojani, një kompozitor i ri në treg por me shumë punë, zotëron ”Frequenc Studio”, aty ku prodhohen hitet. Ai ka komponuar këngë të ndryshme për këngëtarë si: Albos, Metro, Blero, Shpat Kasapi, Lule Mustafa, Flutra Muriqi Kelmendi dhe për Gjestin. Për këtë të fundit, ai në një intervistë për ”Koha Jonë”, tregon më shumë sesi kanë bashkëpunuar, në një kohë që ka akuza dhe spekullime për këtë anë të Gjestit, të aspektit të menaxhimit dhe të producentëve.
Këto ditë po flitet shumë për anën profesionale të Gjestit, me akuza ndaj ish-menaxherit dhe të ndërsjellta! Si ka qenë bashkëpunimi juaj me Gjestin?
Bashkëpunimi me Gjestin ka qenë gjithmonë shumë i mirë dhe i suksesshëm. Nga përvoja ime me Gjestin, ai është një punëtor shumë i madh dhe shumë i detajuar në punën e tij, dhe për këtë arsye ka arritur sukses.
Duke qenë tek kjo pikë, sa të sakta janë këto bashkëpunime të artistëve qoftë me menaxherë apo producentë? Nëse ka një problem, cilën do të veçosh?
Probleme nuk kam pasur asnjëherë me artistë. Ndoshta po flas nga përvoja ime, por duhet të jesh një producent ose menaxher i suksesshëm dhe i respektuar. Aktualisht, nuk mendoj se ka ndonjë problem; për vete jam edhe menaxher i studios “FREQUENCESTUDIO”, dhe kurrë nuk kam pasur telashe me artistët.
Ju merrni me disa artistë, si ka shkuar deri më sot këto bashkëpunime, mund të kemi ndonjë projekt suprizë?
Projektet dhe bashkëpunimet kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera me të gjithë ata me të cilët kam punuar dhe kam realizuar projektet e tyre. Të dyja palët, artistët dhe ne si studio kemi dalë gjithmonë të kënaqur. Për projektet dhe bashkëpunimet është e natyrshme që do të ketë gjithmonë si gjithmonë, në “FREQUENCESTUDIO”.
Arti dhe kompozimi, janë dy punë të cilat bashkojnë njëra-tjetrën? Si i ke bashkuar në punën që bën?
Përveç se merrem me prodhim dhe menaxhim të “FREQUENCESTUDIO”, merrem edhe me artin dhe portretet, pikturat. Për mua, arti është një burim i madh frymëzimi për të punuar dhe për projekte muzikore, sepse të dyja janë të lidhura shumë nga ana ime. Nuk kam problem t’i punoj të dyja sepse më pëlqejnë.
/Redjon Shtylla-Koha Jonë/