Gjesti: Nuk dua të jem bashkë me Eglin, jam i lënduar

Telenovela në Big Brother vijon. Gjesti ka shprehur hapur ndjenjat e tij rreth situatës me Eglin, duke kërkuar një komunikim të sinqertë mes tyre. Ai ka pranuar se marrëdhënia e tyre ka pasur sfida dhe gabime nga të dyja palët, por nuk pranon të mbajë i vetëm peshën e fajit.

”Këtë e ka hëngër dreqi. I kam thënë: ”Këtu do të ta fusin të gjithë”. Tani më gjuhet mua. Unë thjesht dua komunikim, nuk dua të jem bashkë me Eglin”.

“Dua të merrem vesh, të falim njëri-tjetrin”, është shprehur ai, duke nënvizuar dëshirën për një zgjidhje paqësore, pa e kthyer situatën në një luftë fajësimi. Ai ka theksuar gjithashtu se nuk është vetëm Egli ajo që ka mbetur e pastër nga kjo histori, por edhe ai vetë ka përjetuar dhimbje dhe barrë emocionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjalët e tij tregojnë se Gjesti synon të ruajë një raport të respektueshëm me Eglin, duke mos lejuar që tensionet të përshkallëzohen më tej.

Swiss Digital Mobile Reklama
“Nuk dua të jem bashkë me Eglin”/ Gjesti-Valbonës: Edhe unë jam i lënduar… -  BBVA 4

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?