“Gjithçka e imja”, Marina Vjollca dhe Geti pozojnë të dashuruar nga vullkani Etna në Siçili

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një prej çifteve më të përfolur të showbizzit.

Së fundmi ato kanë zgjedhur të ndajnë me ndjekësit në Instagram foto nga pushimet, të cilat këtë kanë zgjedhur t’i kalojnë në ishullin e Siçilisë në Itali.

Udhëtimi këtë vit ka qenë edhe me një tjetër çift, pasi Marina dhe Geti janë duke pushuar së bashku me Luanën dhe partnerin e saj.

Ajo pozoi së bashku me burrin e saj, reperin Getoar Selimi, në një pozë mjaft romantike të realizuar pranë vullkanit aktiv Etna në Itali.

Mes shumë pëlqimeve dhe komenteve nga fansat, në sy ra komenti i vet reperit, i cili i kishte shkruar gruas së tij: “Gjithçka e imja”.

SHKARKO APP