Gjithmonë në modë: Kostumi në ngjyrë blu të errët për të gjitha rastet e biznesit

Një nga shtyllat e stilit të biznesit gjithsesi është nuanca e errët, nuanca e patheksuar e së kaltrës

Kjo nuancë vjen në opsione të ndryshme nga ato të pambukta e të leshta deri te ato të kadifenjta, për mbrëmje magjepsëse e të ngjashme.

Veshja klasike në botën e biznesit ka një mesazh kyç – seriozitetin e personit dhe organizimin e tij.

Kostumi është vazhdimësi që nga vitet tetëdhjetë, kur femrat përqafuan klasiken mashkullore si punë e përditshme.

Ngjyra e kaltër e errët gjithashtu atëherë arriti nga bota e saj e stilit të biznesit, mirëpo deri sot ka qëndruar si rregull i pashkruar i kësaj skene.

Avantazhet e së kaltrës së errët janë edhe eleganca e saj dhe qetësia vizuale, ajo nuk e ngarkon shikimin dhe nuk tërheq vëmendje të veçantë.

E zgjedhim në vend të ngjyrës së zezë, nëse siluetën nuk duam ta errësojmë tërësisht.

Formula klasike është një kostum me një këmishë, zgjidhni çdo nuancë blu ose pastel, nëse dëshironi të pushoni nga – e bardha.

SHKARKO APP