Gjithnjë e më shumë po flitet për trupin e Kim
Kim Kardashian ka humbur më shumë se 32 kilogramë që nga dita që i uroi mirëseardhjen djalit të saj Saint në muajin dhjetor dhe tashmë ajo duket se po u rikthehet ditëve të saj më të mira. Mediat rozë kanë zbuluar edhe përkushtimin e madh që ka bukuroshja për t’u rikthyer sërish në formë. Për të pasur gjithçka nën kontroll, ajo peshohet çdo ditë, ndërsa numrin e shkruan në murin e banjës, ashtu siç bënte edhe Ernest Hemingway. Këtë gjë, ajo e ka pranuar duke ia treguar motrës së saj Kourtney gjatë pushimeve të tyre në Kubë. Ndërsa në fotografitë e fundit, Kim ka treguar se po kthehet ajo e ditëve më të mira.