Gjuzi kapet me Linda Rein: Kthimi yt nga mashkull në femër, skandaloz! Linda Rei: Një fëmijë si ty do ishte dëm i madh
Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi është përfshirë në debat me Linda Rein në studion e emisionit “360 gradë” në RTV Ora. Gjuzi e quan skandaloz faktin që Linda është kthyer nga mashkull në femër, ndërsa ajo e ironizon duke i thënë se të kishte fëmijë si ai, do ishte dëm i madh.
Pjesë nga biseda në studio:
Artur Zheji: Po të bëje një zgjedhje për tu pranuar nga të tjerët, si do bëheshe?
Linda Rei: Si ai xhaxhi.
Kujtim Gjuzi: Xhaxhi i bën nja 50 pompa në tokë fizike, por me ty nuk ka asnjë lloj shansi sepse ke kaluar nga mashkull në femër dhe kjo është skandaloze.
Artur Zheji: Pse qenka skandaloze?
Kujtim Gjuzi: Këtu duhet parë në të gjithë analizën, duhet ta shohin antropologët se çfarë ke bërë ti.
Linda Rei: E di atë shprehjen kur fut një elefant në një dyqan kristali?
Artur Zheji: I thyen të gjitha ajo. Dhe ky i thyen të gjitha qelqet.
Linda Rei: Të gjitha. Një duartrokitje. Ke të drejtë. Bravo.
Artur Zheji: E bëre nervoze Lindën që në fillim.
Kujtim Gjuzi: Është mashkull, prandaj është i dhunshëm. Është mashkull në brendinë e saj.
Artur Zheji: Ti vërtetë je kryetar i Partisë Konservatore. Që nga përkufizimi, të jesh konservator do të thotë të ruash. Çfarë ruan ti? Linda foli për revolucionin, për zhvillimin. Ti je anti zhvillim?
Kujtim Gjuzi: Unë njoh Zotin. Dhe Zoti e ka bërë mashkullin dhe femrën që të rrinë bashkë dhe të riprodhojnë. Kjo do ti përkasi sonte pastorit me një konsideratë të veçantë. Më fal, kush është Linda këtu?
Artur Zheji: Linda është vetvetja.
Kujtim Gjuzi: Vetvetja? Ajo nuk është në gjendje të bëjë asgjë. Dhe ka bërë dëmin më të madh.
Linda Rei: Imagjino të më lindte një fëmijë si puna jote. Do ishte një dëm i madh për mua.
Kujtim Gjuzi: Unë i kam katër, por ti nuk ke shans të bësh asgjë.
Linda Rei: Po, por si dua.