Gjykata merr një vendim për Vali Corleonen, ja çfarë po ndodh pas arrestimit të tij
Gjykata Themelore në Gjilan ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit në institucionin e Kujdesit Shëndetësor ndaj të dyshuarit për ngacmim të familjarëve të tij, Vali Corleone.
Gjithçka bëhet e ditur nga zyrtari për informim në Gjykatën Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.
“Ndaj të pandehurit caktohet masa e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë në kohëzgjatje prej 15 ditëve”, shtoi Shkodra.
Corleone u arrestua nga Policia në ditën e djeshme nën dyshimin, se ka ngacmuar dhe ka kanosur prindërit e tij. Ai kishte pasur probleme me ligjin edhe në vitin 2014.