Gjyshja mbesës: Jam më seksi se ty

Njihuni me Amandën, gjyshen “glamuroze” e cila është partnerja në krim e mbesës së saj 18 vjeçare Emma.

55 vjeçarja, e cila ka pesë nipër, ndan gjithmonë pistën e vallëzimit me Emmën – për sa kohë ajo nuk i vjedh vëmendjen.

Anëtarët e familjes nga Bristol thonë se 18 vjeçarja ngel gjithmonë vetëm kur burrat flirtojnë dhe shkojnë pas gjyshes së saj.

Amanda dhe mbesa e saj marrin pjesën në emisionin e Channel 5 “Mamaja ime është më seksi se mua”, në të cilin shfaqen të rriturit e familjes që besojnë se janë më tërheqës se të vegjlit.

Gjyshja, e cila vesh gjithmonë minifunde e taka, thotë: “Unë mendoj se dukem më seksi se mbesa ime. Më fal Ema”.

/Oranews

SHKARKO APP