Grabitësit vrasin reperin e njohur, iu futen në shtëpi për ta vjedhur

Reperi i njohur Pop Smoke është qëlluar për vdekje mengjesin e së mërkurës nga disa grabitës që i kishin hyrë në shtëpi për ta vjedhur.

Ai ndodhej në një shtëpi me qira në Hollywood Hills, ku në orën 4:30 të mëngjesit dy burra të maskuar hynë brenda.

20-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por nuk u mbijetoi plagëve që kishte marrë dhe ndërroi jetë.

Grabitësit nuk janë kapur ende dhe nuk dihet nëse Pop Smoke i njihte ata apo jo. Ai qëndronte tek shtëpia e bashkëshortit të Teddu Mellencamo, Edwin Arroyave në Los Angelos të cilën e kishte marrë me qira.

 

SHKARKO APP