Grabitet shtëpia e moderatores së njohur, hajdutët i futen gjatë natës në banesë dhe marrin…

Diletta Leotta është një nga gazetaret e sportit më të komentuara dhe më të bukura në Itali. Së fundmi moderatorja bukuroshe ka rënë preh e një grabitje në shtëpinë e saj.

Mediat italiane kanë shkruar se mbrëmjen e djeshme, grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e moderatores, në Milano. Madje duket se misioni i tyre ka qenë mjaft i qartë.

Grabitësit kanë patur si qëllim që të merrnin sa më shumë gjëra me vlerë, e sipas policisë vendase ata ja kanë dalë që ta realizojnë misionin e tyre.

Hajdutët arritën të merrnin shumë sende me vlerë si orë të shtrenjta, bizhuteri me vlerë rreth 200 mijë euro.

Bëhet e ditur se në shtëpinë e bukuroshes janë marrë disa gjëra me vlerë të madhe, teksa është njoftuar policia dhe po punohet për zbardhjen e autorëve.

SHKARKO APP