Graciano flet për lojën në Big Brother: Romeo i paformuar, Heidi do më tregonte një sekret

Graciano Tagani ka rrëfyer më tepër detaje nga eksperienca e tij në ”Big Brother Albania Vip 3”. Ai është shprehur se Romeo është i paformuar dhe pavarësisht komenteve se e ka ngritur me zgjedhjen për ta çuar në nominim, me kutinë e Panodrës. “Unë e dija shumë mirë që Romeon edhe krahët e arta t’i vendosësh, prapë nuk do fluturojë dot aq larg”.

Ai ka treguar gjithashtu se Heidi ka qenë shumë e mërzitur për daljen e tij dhe se pak para largimit, ajo i ka thënë në vesh se loja po niste, e madje se do të ndante me të një sekret.

Graciano shprehu keqardhjen që nuk mundi ta dëgjojë vazhdimin e Heidit, por shtoi se ka bindjen se ajo është një lojtare e fortë dhe se as Romeo nuk ka pëlqim për të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?