Granit Xhaka bën hapin më të madh të jetës

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka ka bërë hapin më të madh të jetës duke i propozuar martesë të dashurës së tij. Ai e bëri të ditur këtë gjë me një postim në rrjetin social, Instagram ku shfaqet i ulur në gjunjë me një unazë në dorë. “Një top i artë është mrekulli, një grua e artë është parajsë”, shkruajti lojtari i Arsenalit. Xhaka kishte disa kohë që po shijonte romancën e tij me vajzën nga Kosova, Leonita Lekaj dhe duket se ka gjetur momentin e duhur për ta finalizuar këtë dashuri në martesë. Pritet që shumë shpejt ata të organizojnë ceremoninë e dasmës.

SHKARKO APP