Granit Xhaka takon aktorët, tifozë të Arsenalit
Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka në një grumbullim me fansat e Arsenalit në Kosovë gjeti kohë që të nënshkruajë autografe për të gjithë. Ai madje u ndal për të bërë nga një selfie me të gjithë e pse jo ndonjë fotografi rasti. Fisnik Ademi dhe Ylber Bardhi janë aktorët që njihen për dashurinë e tyre për Arsenalin dhe natyrisht ata s’e lanë mundësinë për t’u ikur, duke bërë një foto të rastit. E Xhaka, u përgjigj me mirësi. Granit Xhaka për 45 milionë euro kompletoi së fundmi transferimin te Arsenali, një shumë e jashtëzakonshme për këtë klub.