Greta Koçi: Një fans donte të vriste veten për mua
Fansa të çmendur pas idhujve të tyre? Rastet janë të shumta, madje veprimet e tyre shkojnë deri në ekstrem. Një i tillë duket edhe ai i Greta Koçit, e cila ka pohuar për ‘Bluetooth’ se e ka pasur një shqetësim të tillë pikërisht nga një fans i fiksuar pas saj.
“Ka qenë një djalë nga Korça, quhej Nardi. Ishte moshë e madhe, rreth 30 vjeç dhe shumë i fiksuar pas meje. Kishte arritur të gjente të gjithë numrat e telefonave të mi dhe familjarëve dhe telefononte vazhdimisht. Më kishtë propozuar dhe më thoshte: Do martohemi bashkë ose do të vras veten. Fillimisht nuk e kisha marrë shumë seriozisht, por telefonatat u bënë shumë të shpeshta. Në disa raste ka folur edhe me prindërit e mi, mamin dhe babin, pasi telefononte në shtëpi dhe u thoshtë: Ose bëhet e imja, ose nuk ka”, pohoi ajo.
Më pas, shtoi se situata u bë më e vështirë kur ajo shkoi për koncert në Korçë. Ku edhe nga frika, lajmëroi policinë, e cila e shoqëroi dhe e mbajti nën mbikëqyrje derisa mbaroi koncerti.