Greta Koçi: Të kërcesh me Nard Ndokën, pa diskutim shumë…

Edicioni i tretë i Dance with me Albania nis të hënën, më 12 shtator dhe tashmë të gjithë pjesëmarrësit kanë nisur provat. Tani ata po vendosin komunikimin, po familjarizohen me partnerët dhe po zbulojnë pikat e përbashkëta të cilat do i përforcojnë gjatë javëve të spektaklit. Ne kemi dashur t’i zbulojmë këto përshtypje të para duke u ndalur te një nga personazhet që ka zgjuar shumë interes sapo iu përmend emri, Greta Koçi, e cila ka folur për pjesëmarrjen në DWM 3 dhe kolegun e saj të politikës, Nard Ndoka, që në javët e spektaklit do jetë partneri i saj në kërcim.

Kur të kombinuan me Nardin, si e prite?

Ishte një vendim i produksionit, por pa diskutim shumë interesant (qesh). I gjithë kasti e personazhet VIP në Dance with me këtë vit janë mjaft të mirë.

Të gjitha mediat kanë shkruar për ju, ju kanë kontaktuar që në mëngjes, pse mendon ngjall kaq shumë interes çifti dhe prezenca juaj?

Besoj që dyshja me Nardin ngjall interes edhe për faktin se të dy jemi pjesë e politikës dhe besoj se interesi është i madh edhe për vetë personazhin dhe karakterin e gjithsecilit.

Kryetare e FRPD për 4 vite, i je rikthyer muzikës dhe vallëzimit. Rikthimi në art të ka gëzuar?

Angazhimi që pata në politikë sigurisht më ka frenuar që unë të jem në dinamikën e zakonshme në muzikë, siç ishte mësuar publiku të më shihte. Kjo është dhe arsyeja pse të gjithë e komentojnë si një rikthim të fuqishëm timin në muzikë. Jam totalisht e fokusuar në muzikë me projekte që kanë rezultuar të suksesshme me një axhende të ngjeshur koncertesh. Për fat gjërat po ecin më së miri (qesh).

Si do e shohim Gretën në këtë edicion?

Do ta shijoj në maksimum këtë eksperiencë kaq të bukur duke dhënë më të mirën nga vetja./Class

SHKARKO APP