Grimieri i Kardashian ”tërbon” gratë e Tiranës

Për të apasionuarit e të bukurës, sot ka qenë një ditë e rëndësishme. Në Pallatin e Kongreseve qindra gra e vajza janë mbledhur për të ndjekur nga afër punën e një prej grimierëve më të njohur në rang botëror, Mario Dedivanoviç.

I njohur si i preferuari i motrave Kardashian-Jenner, i Eva Longoria, Demi Lovato, Megan Fox dhe shumë personazheve të njohur të showbiz-it të huaj, Mario sot “tërboi” gratë dhe vajzat shqiptare, të cilat i mblodhi në një event që zgjat plot 7 orë te pallati i Kongreseve.

Interesi ka qenë shumë i madh, edhe pse çmimi i biletës ishte goxha i kripur, plot 100 euro. Mario ka treguar më shumë mbi truket e make-up-it dhe grimit profesional, tashmë në prag të sezonit të verës, ku vajzat e gratë duhet të tregohen edhe më të kujdesshme në paraqitjen e jashtme.

SHKARKO APP