Grimieri shqiptar fiton çmimin e madh në Amerikë, Kylie Jenner e mbështet publikisht

Grimieri me origjinë shqiptare, Ariel, është vlerësuar me një çmim të rëndësishëm në Amerikë.

Ai ka fituar çmimin “Grimieri i vitit për personazhet e njohur” në “American Influencer Awards”. Pas këtij çmimi Ariel ka reaguar në rrjete sociale dhe ka falenderuar publikisht Kylie Jenner që e ka mbështetur pafund në këtë rrugëtim të tij.

“Faleminderit të gjithë ndjekësve të mi dhe çdo personi në jetën time që ka dhënë një kontribut në karrierën time, ju të gjithë e dini se kush jeni! Për familjen time ju dua! Për të gjithë klientët që gjatë këtyre 5 viteve të fundit kanë qenë më të mirët e jetës sime, ju dua të gjithëve! Një falënderim special shkon për mbretëreshën time Kylie Jenner, të dua! do të jem përgjithmonë borxhli! Zoti kishte një plan dhe ja ku jemi”, shkroi Ariel pas fitores.

Pas këtyre fjalëve ka reaguar edhe Kylie Jenner, që ka shkruar: “Të dua zemër”.

Ariel ka qenë për vite me radhë grimieri i zgjedhur i yllit të “Keeping Up With The Kardashians” dhe sot ata ndajnë edhe një miqësi shumë të veçantë bashkë.

SHKARKO APP