Gruaja e Robert Aliajt rrëfen të vërtetat për të
Robert Aliaj një artist plot talente dhe pak kompleks për tu kuptuar, të paktën nga perceptimi i gjerë publik; po aq i çuditshëm , karizmatik, real dhe protagonist është Berti në gjithçka që bën.
Debati mes tij dhe Fiori Dardhës të hënën në mbrëmje degjeneroi edhe në ofendime personale, ku ndërsa Berti tha fjalinë se disa nga pjesëmarrëset do hanë dajak sa të shkojnë në shtëpi, Fiori iu kundërpërgjigj duke i kujtuar gruan që e ka lënë në Bruksel.
Po pse? Cila është bashkëshortja e Robert Aliajt?
Ajo quhet Mimoza Dino dhe jeton në Bruksel së bashku me dy fëmijët, djalin dhe vajzën e tyre. Duke vëzhguar profilin e saj në rrjetin social Facebook kupton se familja është e lidhur , bën udhëtime shpesh, gjatë të cilave nuk mungon as Berti.
Edhe pse Robert Aliaj mund të perceptohet në televizion si një njeri dhe artist ekstravagant apo edhe ‘i tepruar’ me ato që thotë, sidomos për femrat , bashkëshortja e tij e ka një mendim paksa paradoksal për këtë.
Ja si shprehej ajo në një intervistë ekskluzive para 6 vitesh për Panorama Plus:
Po në jetë, çfarë tip mashkulli është Berti, si sillet me ty e femrat në përgjithësi?
‘’Berti më bën të ndihem femër, është aq sa macho duket, po aq i brishtë dhe i ndjeshëm, është i fortë, i egër dhe i butë. Jep shumë dashuri, vëmendje dhe shpesh pyes veten ku i buron kjo forcë dhe energji. Është tipi i mashkullit autoritar-dominant, por njëherësh aq sentimental e sensibël, saqë di ta bëjë femrën e vet të ndihet e vetësigurt e t’ia rrisë vetëvlerësimin. Por, shumë herë eshtë kokëfortë, kapricioz e tejet nervoz, me pak fjalë herë-herë ta sjell në maj të hundës. Unë disa herë nuk jam dakord me qëndrimet e tij radikale, por e adhuroj kurajën që ka për të denoncuar të rebeluarit e tij.’’