“Gruaja më me stil e 2014-ës” quhet Kate Midleton
Gruaja më me stil e 2014-ës, kështu është quajtur sipas Daily Star Kate Midleton. Pas saj renditet Viktoria Bekam. Dhe nuk është çudi, sepse veshjet e saj janë ndër më të pëlqyeshmet dhe të imituarat në botë.
Gjithmonë e rafinuar dhe me stil, Catherine Elizabeth Middleton , gruaja e Mbretit të ardhshëm të Anglisë, që për të gjithë njihet thjesht Kate Midleton.
Ajo njihet për stilin e saj , për artin e riciklimit në veshje dhe për zgjedhjet me kosto të ulët. I ka bërë për vetë të gjithë, madje edhe mbretëreshën Elizabetë.