Gruaja ”sekrete” që fshihet pas njeriut më të urryer të botës (FOTO)
Alina Kabaeva, përflitet se është gruaja pas ”përbindëshit” rus të luftës, Vladimir Putin. Gjimnastja ritmike, fituese e medaljes së artë olimpike, bëri një deklaratë të rrallë publike në vitin 2021. Kabaeva i dërgoi një mesazh mbështetjeje ekipit të gjimnastikës së grave të Rusisë, në të cilin tha se ishin gati dhe të vendosur për të fituar për vendin e tyre.
Vetë Presidenti Vladimir Putin ka thënë më parë “Unë kam një jetë private në të cilën nuk lejoj ndërhyrje. Ajo duhet respektuar”.
Ajo fitoi medaljen e bronztë në lojërat Olimpike 2000 në Sidnej, duke u përmirësuar në të artë në të njëjtën kategori në lojërat e Athinës 2004.
Duke qenë e fejuar me policin David Museliani deri në ndarjen e tyre në 2005, raportet e viteve të fundit sugjerojnë se ajo është përfolur se është partnerja afatgjatë e Putinit – dhe se ajo ka pasur tre fëmijë në shtatë vitet e fundit.
Raporte të tilla janë të pamundura për t’u verifikuar me Kremlinin, ”Spectator” u mbyll si media në Moskë sepse e përshkruan atë në 2008 si dashnoren e tij.