Guerrils: E keni mbushur kupën, ekipi kampion është shpërfytyruar

Ultrasit Guerrils nuk e kanë kapërdirë eliminimin e Paritzanit nga Kupa e Shqipërisë. “Demat” u eliminuan nga Besëlidhja dhe reagimi i tifo-grupit të kuq pas ndeshjes, ka qenë i ashpër. Në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Guerrils shkruan:”E keni mbushur kupën ka kohë, sot vetëm sa derdhët pikën e fundit të një turpi që e keni nisur prej muajsh dhe po e vulosni me eliminimin nga Kupa e Shqipërisë, veprimtari që në çdo sezon e keni përdhosur pa mëshirë.

Ekipi kampion është shpërfytyruar dhe nuk janë të denjë për këtë emër. Përgjegjës ata në fushë, përgjegjës ata në tribunën qendrore. Maskarada të njëpasnjëshme të cilat po ju përkthehen me stadiume bosh në çdo ndeshje.

Por tifozët e Partizanit i kanë dënuar gjithnjë paturpësitë dhe pafytyrësitë. Të tallesh me fanellën e shenjtë të Partizanit nuk është skandal, është sakrilegj! Shihemi në Laç!

SHKARKO APP