Gwen Stefani ndryshon jetën e djaloshit të (video)
Jemi mesuar që njerëzit e famshëm t’i shohim gjithmonë si egoistë , kryeneçë dhe shumë larg turmës, por si duket jemi gabuar.
Gwen Stefani ka arritur të ndryshojë jetën e një djali të dhunuar, gjatë koncertit të saj në “West Palm Beach” në Florida.
Gjatë performacës së saj ajo ka parë një grua, e cila në dorë kishte një tabelë ku shkruhej:” Djali im ka qenë i dhunuar nga moshatarët e tij nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Ai vinte çdo ditë i mërzitur në shtëpi dhe mbyllej në dhomë duke dëgjuar muzikën tënde dhe qeshte…”
Këngëtarja e emocionuar nga këto fjalë mori djalin në skenë dhe thirrte emrin e tij në turmë për t’i dhënë mbështetje.
Në video duket qartë fytyra e djaloshit Brandon,i cili qante nga gëzimi dhe përqafonte idhullin e tij.
Stefani e ftoi djaloshin në prapaskenë për t’u njohur me djemtë e saj, të cilët janë pothuasje në të njëjtën moshë.
Gwen Stefani këtë moment shumë emocionues për të e shpërndau në rrjetet sociale, duke u shprehur që ishte shumë e lumtur që ndihmoi sado pak djaloshin e vogël.