Habit Jennifer Lopez, sa u pagua për filmin “Hustlers”
Jennifer Lopez nuk u pagua aspak për rolin e Ramonës në filmin“Hustlers”, i cili pati sukses të madh dhe pushtoi kinematë e botës.
“Gjërat që bëj, i bëj sepse dua. Nuk fitova gjë nga “Hustlers”. E bëra falas dhe shërbeva si producente. Unë mbështetem te vetja. Ja kush është Jenny From the Block. Bëj çfarë të dua, bëj gjërat që dua. Ishte diçka shumë e veçantë të luaje Ramonën.”tha Jennifer për GQ.
Gjithashtu, Jennifer pranoi se është shumë krenare për “Hustlers,” pasi shumica e stafit ishte e përbërë nga gra.
“Ky është filmi ynë, jemi ne në krye. Jemi të gjitha gra: produksion, regji, skenar, kast. Për shumë kohë, kemi parë si burrat shfrytëzojnë gratë nëpër filma. Është momenti të ndërrohen rolet.”, shtoi ajo.
Megjithatë, pavarësisht se s’ka marrë asnjë pagesë për rolin në film, Jennifer-it i takojnë një sërë pagesash nga puna e saj si producente. Ajo paguhet për idetë e dhëna gjatë gjithë fazave të realizimit të filmit, për punën e bërë si producente nga studioja që realizon dhe financon filmin dhe madje, merr një përqindje nga fitimi që gjeneron filmi, të cilat do ti shtohen pasurisë së saj 400 milionë dollarëshe.