Habit këngëtarja shqiptare: ‘I urrej të gjithë ish-të dashurit e mi’

TIRANE

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max ka arritur një sukses të madh në fushën e muzikës. Këngët e saj bëhen hit sa publikohen dhe pëlqehen nga e gjithë bota.

Ava Max, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Forbes”, ku ka folur në përgjithësi për të rejat e saj. Ajo ka treguar se është në përgatitje të disa projekteve muzikore, teksa e gjen frymëzimin nga hitet e dikurshme, me dëshirën që ato t’i rikthejë dhe t’i ripërpunojë në një version të saj.

Gjithashtu Ava shprehet se ajo tregohet shumë feministe në këngët e saj, madje e bën një himn femëror sepse i urren të gjithë ish-të dashurit e saj.

“Unë në thelb e bëj gjithçka një himn femëror. Ky është problemi. Është qesharake kur shikon në internet dhe lexon komente të tipit: ‘A do të flasë ajo për meshkuj ashpër gjatë gjithë kohës?’ Dhe unë them: ‘Po’. Unë i urrej të gjithë ish-partnerët e mi”-u shpreh ajo.

SHKARKO APP