Hadid ndahet nga Joe Jonas
Supermodelja Gigi Hadid i ka dhënë fund lidhjes së saj me Joe Jonas, raportojnë mediet amerikane. Biondja 20-vjeçare filloi lidhjen në fillim të këtij viti, pas ndarjes nga Cody Simpson, por së fundmi burimet e afërta me bukuroshen kanë bërë të ditur se çifti i ka dhënë fund romancës shkaku i orarit të ngjeshur dhe pamundësisë që të jenë bashkë për më shumë kohë. “Lidhja e Joe me Gigin ka përfunduar”, ka thënë një burim për revistën “People”. “Nuk ka ndodhur asgjë serioze… nuk ishte një ndarje me fund dramatik. Ishte shumë e vështirë për ta që ta mbajnë lidhjen me oraret shumë të ngjeshura që kanë. Ata do të mbesin shokë shumë të mirë”. Dyshja së fundmi punoi së bashku në klipin e Joe Jonas me grupin e tij “DNCE”.
KOHA JONË SONDAZH

