Hailey Baldwin dhe Justin Bieber konfirmojnë martesën
Hailey Baldwin ka konfirmuar se është martuar me këngëtarin Justin Bieber duke ndryshuar mbiemrin e saj në Hailey Bieber në Instagram.
Këngëtari gjithashtu publikoi një foto në Instagram me modelen dhe shkruan: “Bashkëshortja ime është e mrekullueshme.”
21-vjeçarja dhe ylli i popit u raportua se u martuan në fshehtësi në shtator të këtij viti.
Kishte thashetheme se çifti u martua në New York dy muaj më parë, por Hailey e mohoi lajmin në atë kohë.
Ajo dhe Justin njoftuan fejesën e tyre në korrik.

KOHA JONË SONDAZH

