“Hailey Bieber”, modelja vendos mbiemrin e ri si markë tregtare
Hailey Baldwin ka paraqitur kërkesën për vendosjen e mbiemrit të saj të ri ‘Bieber’ si markë tregtare.
Modelja dorëzoi dokumentat më 10 tetor. 21-vjeçarja regjistori ‘Hailey Bieber’, së bashku me emrin e saj të vajzërisë ‘HRB3’, me qëllim krijimin e një linje veshjesh, pasi në aplikacion përzgjodhi kategorinë “veshje”.
Hailey dhe Justin, u fejuan në korrik vetëm një muaj pas ribashkimit dhe u martuan më 13 shtator. Në të njëjtën ditë ata morën edhe një licencë martese.
Çifti u martua në një gjykatë në qytetin e New York dhe dëshmitari i tyre ishte shoku i këngëtarit, Josh Mehl.
Hailey i erdhi ideja për të vendosur mbiemrin e ri si markë tregtare menjëherë pas fejesës.
KOHA JONË SONDAZH

