“Haja dru çdo ditë”, Gerta Heta rrëfen vuajtjet e saj me ish-të dashurin dhunues

Moderatoja e njohur Gerta Heta ka folur për herë të parë në publik për historinë e saj të tmerrshme që ka përjetuar me të dashurin e saj të parë.

E ftuar në “Oktapod”, Gerta rrëfeu se si i dashuri i saj i parë ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe e kërcënonte, për 6 muaj.

“Lidhja ime e parë ka qenë me një person të dhunshëm dhe vuaja nga dhuna fizike. Haja dru çdo ditë. Isha 18 vjeç dhe nuk guxoja t’i thoja njeriu se më bënte presione. ‘Do t’i thyej këmbët vëllait tënd’, thoshte. Unë kisha frikë t’u tregoja edhe prindëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas 6 muajsh dhune sistematike i thashë prindërve dhe arrita të largohesha nga ai njeri. Në plazh prindërit më panë me njolla të zeza në trup dhe aty u detyrova fola. I thashë prindërve që kisha nevojë për ndihmën e tyre që mos të më linin vetëm. Prindërit m’u gjetën jashte mase afër. 1 vit të tërë ata më sillnin, më prisnin në shkollë. Ai më përndiqte, vinte tek shkolla, shkruante tek muret ‘Gerta të dua, më fal’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ishte 5 vjet më i madh se unë. U largua vetëm kur i kam çuar policinë në shtëpi,”- rrëfeu me dhimbje Gerta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?