“Hajde futu te krevati im”! Si iu përgjigj Jori ofertës së Kristit?

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Krist Aliaj ka pasur një debat të fortë me Luiz Ejllin, të cilin e quajti “të pafytyrë dhe të dështuar”.

Nga ana tjetër, këngëtari i është kthyer Kristit duke i thënë ‘tradhtar dhe i pabesë’.

Por Kristi pas këtij debati dhe pasi ka konsomuar darkën, ka shkuar së bashku me Jori Dellin te dhoma e gjumit.

Dy banorët i kanë krevatet larg njëri-tjetrit dhe Kristi i ka thënë modeles që të shkojë të ulet tek ai.

Por Jori i është kthyer duke i thënë ‘mos u llasto’ dhe ka shkuar dhe është shtrirë pranë krevatit të tij.

SHKARKO APP