Hakerët marrin Instagramin e Selenas, postojnë foto nudo të Justin Bieber

Selena Gomez, ka qenë viktima e radhës së hakerëve ditën e hënë. Profili i Instagramit të këngëtares amerikane është hakuar për disa minuta dhe gjatë kësaj periudhe janë publikuar foto nudo e ish-të dashurit të saj, Justin Bieber raporton Tmz.

Justin
Fotografitë e këngëtarit kanadez janë realizuar nga një paparaci gjatë pushimeve të tij në Bora Bora në vitin 2015.Gomez numëron mbi 125 milionë ndjekës në Instagram dhe një numër i madh prej tyre kanë pasur mundësinë t’i shohin fotografitë.

Sidoqoftë, reagimi ka qenë i shpejtë dhe është rimarrë llogaria. Fillimisht është bërë bllokimi i saj dhe pastaj është kthyer pa fotot e Bieber, të cilat u fshinë.

SHKARKO APP