Hakeroi lojën GTA VI, 18-vjeçari është shqiptar dhe është duke u gjykuar për 12 vepra penale
Hakeri i cili arriti të depërtojë brenda dhjetra kompanive lidere në teknologji, përfshi edhe “Rockstar Games”, publikuesi i video-lojës së famshme GTA VI, është një 18-vjeçar shqiptar.
Mediat e huaja bëjnë me dije se bëhet fjalë për A.K, i cili ishte 17-vjeç në momentin e kryerjes së krimeve kibernetike. Ai ishte pjesë e grupit të hakerave Lapsus, kur publikuan pamjet e video-lojës që është ende në prodhim e sipër, Grand Theft Auto 6.
Shqiptari është duke u gjykuar për 12 vepra penale, duke përfshirë tre akuza për shantazh, dy akuza për mashtrim dhe gjashtë akuza sipas ligjit të keqpërdorimit kompjuterik, ai mund të shpëtojë paq.
Sipas agjencisë mediatike Reuters, i riu shqiptar i është nënshtruar ekzaminimeve nga psikiatrit, dhe sipas tyre është i papërshtatshëm për t’u gjykuar. Ndaj një juri do të vendosë vetëm nëse është ai që i ka kryer krimet, dhe jo nëse është apo jo fajtor. Përveç GTA 6, Kurtaj akuzohet se ka hakuar kompanitë Uber dhe Nvidia, si dhe i ka kërcënuar ata se do të publikojë kodet source në internet.