‘Hakmarrja’ e një nëne beqare pasi e la i fejuari
Çfarë mund të bënte një nënë beqare dhe shtëpiake pasi e ka lënë i fejuari? Epo ajo që të shkon nëpër mend është depresioni dhe vetmia. E kundërta ka ndodhur me Tracy Kiss, nëna 27-vjeçare, e cila gjeti formën më të mirë të hakmarrjes, pasi i fejuari e braktisi.
Tracy u nda nga i dashuri 5 vjet më parë, menjëherë pas ndërhyrjes kirurgjikale në gjoks. Pas kësaj 27-vjeçarja mbeti vetëm me fëmijët. Për t’u hakmarrë vajza vendosi që të kujdesej për veten, duke mbajtur dietë të rreptë dhe duke shkuar në palestër.
Ajo u shndërrua në një seks bombë të vërtetë. Por nuk u mjaftua me kaq. 27-vjeçarja hapi edhe një profil në Instagram, ku aktualisht ndiqet nga 47 mijë persona dhe një kanal në Youtube, duke kapur një shifër prej 320 mijë ndjekësish.
Ajo nisi të postonte foto shumë provokuese, mesazhi i të cilave për ish-in e saj, ishte: “Shiko çfarë ke humbur”. Tracy ka shpenzuar mbi 30 mijë euro për ndërhyrjet kirurgjikale dhe rezultati është fantastik. Motoja e saj është “Edhe nënat mund të jenë seksi”.