Halle Berry kërkon ndjesë, refuzon rolin e transgjinorit
Pas debateve në mediat sociale aktorja amerikane Halle Berry, ka thënë dje se nuk po mendon më të luajë rolin e një burri transgjinor në një film të ri. Berry gjithashtu kërkoi ndjesë teksa diskutonte për rolin në një video direkte në Instagram.
“Unë si grua normale e kuptoj tashmë që nuk duhet ta merrja në konsideratë atë rol, dhe se komuniteti transgjinor duhet të ketë mundësinë për të treguar historinë e tij. Jam mirënjohëse për bisedat dhe kritikat ditët e fundit, të cilat unë do të vazhdoj t’i dëgjoj dhe të kuptoj nga gabimet”.
Berry u zotua më tej të tregohej “aleate” dhe të përdorte zërin e saj për portretizimin e të gjitha shtresave në ekran, si para dhe prapa kamerës. Grupi GLAAD i mbrojtjes së të drejtave LGBTQ thanë se ishin të lumtur që Berry i dëgjoi shqetësimet e tyre mbi rolin dhe i mori parasysh.