Halle Berry mohon shtatzëninë: “Faji i një bifteku me patate”
“Një vajzë nuk mund të hajë biftek dhe patate?”. Me një batutë në Instagram Halle Berry ka mohuar zërat për një shtatzëni të mundshme.
Përpara fotografëve artistja ka provokuar duke vendosur edhe duart mbi bark, duke dashur të konfirmojë shtatzëninë.
Por loja është e bukur kur zgjat pak, kështu disa orë më pas Berry ka ndërhyrë në rrjetet sociale për t’ju përgjigjur urimeve nga ana e fansave. Nuk ka asnjë bebe, vetëm një drekë e bollshme dhe shumë e shijshme.
Berry është nënë e dy fëmijëve Nahla Ariela 9 vjeç, lindur nga marrëdhënia me modelin kanadez Gabriel Aubry dhe Maceo Robert Martinez, 4, lindur nga lidhja me bashkëshortin e tretë, aktorin Olivier Martinez me të cilin është ndarë në 2015.