Halsey dhe G-Eazy ndahen përsëri, dy muaj pas ribashkimit

Halsey dhe G-Eazy janë ndarë përsëri.

Çifti, sipas E! News, po shkonin mirë derisa reperi u pa duke flirtuar me disa vajza në Kandy Halloween në Los Angelos mbrëmjen e së shtunës.

“G-Eazy u tha të gjithëve se ishte ndarë. Ai dhe Halsey lidhen e ndahen gjithmonë. Por aktualisht nuk janë bashkë,”-tha një burim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Halsey ishte në Tokio gjatë fundjavës duke promovuar këngën e saj të re, Without Me, e frymëzuar nga marrëdhënia e saj e trazuar me 29-vjeçarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

People konfirmoi ndarjen e tyre të martën.

Halsey dhe G-Eazy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Ata u ndanë në korrik pas një viti lidhje, vetëm për të rindezur marrëdhënien e tyre në fillim të shtatorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?