Hamilton uron Scherzinger për ditëlindje
Lewis Hamilton ka uruar ish të dashurën për ditëlindje, këngëtaren Nicole Scherzinger, e duke e cilësuar një mike të shtrenjtë. Ndonëse janë ndarë, Lewis Hamilton nuk harron t’i urojë ditëlindjen Nicole Scherzinger. Ai publikoi në Instagram një foto kur ata ishin ende bashkë, me një mesazh për ish të dashurën e tij. “Mike e dashur, mes viteve që ne kaluam bashkë, nuk do të ndryshoja asgjë. Të gjitha eksperiencat me kanë bërë krenar për njeriun që jam tani. Koha që kemi kaluar bashkë nuk do të harrohet, pavarësisht se sa do të plakemi dhe të jam mirënjohës për kohën që patëm. Të uroj gëzuar ditelindjen dhe Zoti të të bekojë në gjithçka që dëshiron”, shkruan Hamilton.