Harper Beckham ka ditëlindjen, princesha e vogël mbush 6 vjeçe (Foto)

Vajza e David dhe Victoria Beckham festoi dje me 10 korrik ditëlindjen dhe mbushi plot 6 vjeç. Për t’i uruar këtë ditë të rëndësishme, prindërit e saj kanë zgjedhur disa foto nga festa e çajit në “Buckingham palace”, ku Harper ishte veshur si një princeshë e vërtetë.
Urimin më të bukur, besoj se të gjithë e dimë, se kush ia ka bërë 6- vjeçares. Ai është babai i saj David i cili e ka treguar tashmë se e ka pikë të dobët.
Ai ka postuar një foto me princeshën e tij ku shkruan “Gëzuar ditëlindjen vajza jonë speciale. Një vajzë aq speciale e cila solli shumë gëzim dhe lumturi në jetën tonë. Gëzuar 6- vjetorin” shkruan Daily Mail.

Ndërsa mamaja e saj Victoria, e cila ka postuar disa foto nga party i organizuar për vogëlushen e tyre ka shkruar: “Më e vogla e familjes Beckham po rritet…”. Dhurata të shumta kanë ardhur për princeshën e vogël dhe sigurisht një super party për të festuar këtë ditë kaq të veçantë për të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?