Harris shuan heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen nga Swift
Padiskutim që një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it kanë qenë Calvin Harris dhe Taylor Swift. Ndonëse ata kanë muaj që janë ndarë, sërish janë sjellë në fokus në lidhje me shkaqet e ndarjes. Këtë heshtje e ka thyer Harris, i cili ndonëse e vuajti këtë ndarje më shumë se këngëtarja, ka thënë se ajo nuk ishte për të. Calvin Harris theu heshtjen pas ndarjes nga Taylor Swift. Producenti tregoi për “GQ” se u gjet i papërgatitur kur vendosën të ndaheshin në korrik. Ai shpjegoi se gjatë gjithë lidhjes, Taylor Swift e kishte mbështetur dëshirën e tij që marrëdhënia të qëndronte jashtë vëmendjes së medias, por ndarja ishte krejt e kundërta. “Po ndjeja shumë peshë mbi vete dhe besoj se aty shkau e gjitha. Unë nuk jam i mirë me çështjet e showbiz-it, por kur mbaroi, të gjitha morën dhenë”.