Harrojeni Kim Kardashian, vajza e Trump, imazhi i ri i femrës amerikane
Prej disa vitesh, Kim Kardashin pushtoi revistat, mediat online, e televizionet duke u kthyer në modelin më të preferuar të femrës amerikane. Por “mbretërimit” të saj po i vjen fundi. Zonjat e Nju Jorkut kanë një burim të ri frymëzimi, i cili po pëson një bum kërkesash në kirurgjinë plastike: Ivanka Trump. Gjatë fundjavës, kirurgu i plastikës në Nju Jork “Dr Norman Rowe” zbuloi në Page Six me shumë se 50 klientë kishin kërkuar “shikimin e Ivankes” dhe ishin të gatshëm të shpenzonin 50,000 dollarë për ta arritur atë. “Asnjëherë nuk kam parë askënd që frymëzonte nga fytyra e Ivankes para fillimit”, tha Dr Rowe.