Harrojeni kriminelin e bukur, ja kush ia “vodhi” titullin

Jeremy Meeks ka thyer rrjetin me fotografinë e tij pas hekurave dhe mori titullin si krimineli më i bukur në botë, por duket se kaq ishte suksesi i tij. Një tjetër kriminel që po pushton pasarelat e modës e ka lënë pas dhe quhet Mekhi Alante Lucky. Ai njihet me emrin ‘Prison Bae’ dhe u arrestua në 2016 për tejkalim të limitit të shpejtësisë në një automjet të vjedhur. Fotografitë e tij u zbuluan nga një llogari në Twitter me emrin “Wake Mugshots”. Pavarësisht se është arrestuar disa herë për shkelje të ligjit, kjo nuk i ka penguar agjencitë e modelingut që ta bëjnë pjesë të stafit. Momentalisht ai po merr pjesë në Javën e Modës në Nju Jork për Helmut Lang. Një nga tiparet që i dha më shumë rëndësi pamjes së tij, duke e bërë tejet të pëlqyeshëm janë sytë që kanë irise me ngjyra të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?