
Princ Harry dhe Meghan Markle janë një ndër çiftet më të përfolura në mbarë botën. Çifti mbretëror kanë rrëmbyer vëmendjen gjithnjë, jo vetëm me vendimet e tyre që kanë rënë ndesh me Familjen Mbretërore, por edhe me gjestet e tyre publike.
Një video e bërë virale në media sociale, shfaq Princ Harryn dhe Meghan Markle në një moment, që e etiketon Harry-n si mashkullin më të vëmendshëm, dhe me siguri edhe ju do të pajtoheni me këtë ‘titull’, kur të shikoni videon. Videoja prej 24 sekondash u postua nga një përdorues në Twitter, dhe shfaq Princ Harry-n duke bërë veprimin, që po përflitet gjerësisht.
Klipet tregojnë se Harry po rregullon flokët e Meghan në momente të ndryshme. Harry e bëri atë vetë pa u nxitu, por gjithë delikatesë. “Burri më i vëmendshëm”, është titulli i videos që është shikuar tashmë mbi 26 milion herë.
