Harry dhe Meghan do të divorcohen? Zbuloni si qëndron e vërteta

Harry dhe Meghan Markle janë në krizë dhe mund të divorcohet.

Shkak i së gjithës janë bërë spekulimet se Meghan detyroi Harry që të hiqte dorë nga postet mbretërore për tu larguar drejt Kanadasë.

Një burim tha për “Life & Style” se marrëdhënia e çiftit mbretëror ishte tensionuar përgjatë dy muajve të fundit për shkak të lajmeve që qarkullonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç kontrollit të vazhdueshëm mediatik me të cilin përballen, marrëdhënia e çiftit mbretëror është bërë gjithashtu e tendosur për shkak të prejardhjeve të tyre të ngjashme. Princi Harry dhe Markle të dy vinin nga familje të çrregullta, ku prindërit u divorcuan kur ishin shumë të rinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat e huaja thonë se kjo mund të jetë një arsye e fortë përse Princi Harry dhe Markle dëshirojnë të punojnë më shumë për martesën e tyre.

“As Meghan, as Harry nuk u rritën në një familje tradicionalisht të qëndrueshme, dhe ndërsa flisnin në përgjithësi, thonin se kishin një fëmijëri të lumtur, prandaj është e rëndësishme për ta që Archie t’i shohë prindërit e tij në një lidhje të dashur,” tha burimi për “Page Six”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?