Harry dhe Meghan, në betejë me paparacët

Vendimi i Princ Harry-t për një jetë më të qetë që sjell familja mbretërore po vihen në rrezik nga paparacët që vijojnë të fotografojnë atë, Meghan dhe djalin e tyre Archie-n. Tani ata jetojnë në Kanada dhe dje pasi u publikuan foto të Meghan teksa shëtit me Archie-n dhe me dy qentë e saj, avokatët e çiftit paralajmëruan mediat të mos botojnë më foto pa marrë miratim.

Harry ka pasur një marrëdhënie të vështirë me shtypin që kur ishte ende fëmijë; i rritur nën dritat e kamerave, princi pa si të ëmës, Princeshë Diana-s i vështirësohej jeta nga paparacët. Diana vdiq pasi u ndoq me makinë nga paparacët në Paris.

Vitin e kaluar, Harry pranoi një dëmshpërblim të majmë dhe një ndjesë nga një agjenci paparacësh që përdori një helikopter për të fotografuar shtëpinë ku jetonin ai dhe Meghan. Si pasojë e fotove, çifti u detyrua të shpërngulej. Përplasja e fundit me paparacët ndodh pak pas finalizimit të largimit nga detyrimet e familjes mbretërore.

SHKARKO APP