Harry i dhuron unazë të re martese Meghan-it, zbulohet arsyeja

Sa interesante mund të jetë të jesh Meghan Markle? Je e martuar me princin më të famshëm, i cili nuk harron të të përkëdhelë me diamantë surprizë herë pas here. Vitin e shkuar, Meghan u shfaq me një unazë të re martese dhe askush s’e kuptoi pse. U desh një kohë e gjatë për të zbuluar se Harry ka dashur ta surprizojë bashkëshorten e tij me një version të përditësuar të unazës dhe grup diamantësh që mbajnë kuptim të veçantë.

Nëse e keni harruar, Harry i propozoi asaj në 2017-ën dhe një vit më vonë, ajo u shfaq me një tjetër unazë, e cila ishte një version i përmirësuar i asaj që kishte. Dhurata e përvjetorit të parë të martesës, simbolizonte familjen e tyre të vogël, pas ardhjes së Archie-it. Unaza e re me tre gurët e çmuar peridot, safir dhe emerald personifikonin Harry-n, Meghan-in dhe vogëlushin e tyre.

Dizajneri i unazës u shpreh se dëshira e Harry-it ishte ta bënte unazën diçka të përjetshme dhe se princi është menduar shumë para se ta vendoste. Një diamant i madh në mes dhe dy të vegjël anash, që janë pjesë e pasurisë së bizhuterive të princeshë Diana-s. Harry donte të ishte i sigurtë që ajo të ishte me familjen e re në rrugëtimin e gjatë që kanë para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?