Harry për vdekjen e Lady Diana: Nuk kisha mbështetje nga familja ime

Më 31 gusht 1997, Princesha Diana vdiq në një aksident automobilistik në Paris në moshën 36-vjeçare. Në atë kohë, William ishte 15 vjeç, ndërsa Harry ishte 12 vjeç. Vdekja e saj ishte një nga çështjet më të mëdha të kohës, pasi “ngriu” planetin, ndërsa thashethemet që pasuan ishin edhe më të mëdha.

Princ Harry se kaloi njëzet vjet duke u përpjekur të mos mendonte për humbjen e nënës së tij dhe pas dy vitesh që përjetoi kaos absolut, vendosi të kërkonte ndihmë.

Duka i Sussex-it pohoi se gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë të jetës së tij kishte mungesë të mbështetjes nga familja e tij, gjë që e bëri atë të mbyllej në vetvete. “Ju e bindni veten se personi që keni humbur dëshiron që ju ose ka nevojë që ju të jeni sa më të trishtuar që të jetë e mundur për t’i treguar atij se ju mungon. Por më pas vjen e kuptuar se jo, ajo dëshiron që unë të jem i lumtur”, ka rrëfyer Princi Harry.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?