Heidi Baci pas hyrjes në ”Big Brother Vip Albania 3” pushton sërish mediat italiane
Heidi Baci, protagonistja e edicionit të fundit të Grande Fratello, e cila u largua nga loja pas 40 ditësh, është konkurrentja e re e edicionit të tretë të Big Brother Vip Albania, shkruajnë mediat italiane.
“Përshëndetje, unë jam Heidi Baci dhe jam 26 vjeç. Unë kam lindur në Itali dhe jam ka diplomuar për Bioteknologji në Zvicër. Ndërkohëjam marrë edhe me modë. Aktualisht shes varka elektrike për një kompani prestigjioze, ndërsa jetoj në Milano. Gjithmonë e kam dashur botën e televizionit. E kam ndjekur gjithmonë dhe arrita të hyja në Big Brother italian. ishte një përvojë e mrekullueshme, por e braktisa pas 40 ditësh.
Babai im hyri brenda dhe më bëri të kuptoj shumë gjëra në atë moment. Me vullnetin tim të lirë vendosa të largohem nga programi. Familja ime është më e rëndësishme për mua. Unë hyj në Big Brother single (beqare) dhe le të shohim se si do të përfundojë.
Shqipëria është origjina ime dhe më pëlqen shumë. Për gjithë këto vite larg nuk kam mundur ta njoh mirë botën e argëtimit shqiptar. Por është edhe më mirë sepse do ta njoh më mirë dhe objektivisht kush jam pa u ndikuar. Unë mendoj se do të shkoj larg, shpresoj që njerëzit të më pëlqejnë”, ishte ky prezantimi i klipit të Heidit.