Heq unazën e martesës, çfarë po ndodh me lidhjen e dashurisë së Miley Cyrus?

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth mund ti kenë dhënë fund lidhjes së dashurisë. Fansat kanë vënë re se në fotografitë e fundit që ka publikuar këngëtarja, mungon unaza e martesës.

Disa orë pas lajmeve se janë ndarë, 26-vjecarja tregoi se po shijonte disa pushime në Itali. Por në gisht nuk e mbante unazën prej diamante.

Në 9 postimet e fundit, ajo është parë duke shijuar plazhin dhe ambiente të tjera, por pa aksesorët e martesës. Ndërsa 29-vjecari Liam thuhet se ka shkuar të kalojë disa ditë në vendlindjen e tij, Australi.

SHKARKO APP