Hidhet në krahët e fansit, Lady Gaga bie nga skena

Lady Gaga ka rënë nga skena gjatë performancës së saj të fundit në Las Vegas.

Ajo po mbahej në krahët e një fansi kur të dy rrëshqitën nga skena.

Lady Gaga ftoi një fans të quajtur, Jack t’i bashkëngjitej në skenë dhe u hodh në krahët e tij. Por ai humbi kontrollin dhe ranë në dysheme.

Të gjithë menduan se këngëtarja do nxirrej nga skena me ambulancë. Por ajo u kthye të performonte “Million Reasons” së bashku me Jack në krah.

“Është e mahnitshme,”-tha Gaga. “Ne e duan njëri-tjetrin aq shumë saqë ramë nga kjo skenë e mallkuar. Ne ramë në krahët e njëri-tjetrit. Jemi si Jack dhe Rose nga Titanic. Mendoj se duhet të pi një çaj pas kësaj.”

Fansat u shqetësuan për mirëqenien e Gagas, pasi ajo vuan nga fibromialgjia, një gjendje reumatike si artriti që dëmton nyjet dhe shkakton dhimbje kronike.

Në vitin 2013, ajo anuloi turneun e saj Born This Way për shkak të një frakture në ije.

Por këngëtarja i qetësoi të gjithë pas rënies.

“Çdo gjë është në rregull,”-tha ajo. “E vetmja gjë që nuk është në rregull është se kemi nevojë për disa shkallë për tu rikthyer në skenë.”

Ylli gjithashtu ngushëlloi Jack, i cili filloi të qante pas incidentit.

“Mos u shqetëso, gjithçka është mirë. Nuk është faji yt,”-tha ajo. “A mund të më premtoni diçka? A mund ta falni veten për atë që ndodhi?”

Gaga e ngjiti Jack sërish në skenë dhe i kërkoi të gjithëve që të ishin të mirë me të.

SHKARKO APP