Hilary Duff ndihet e “frikësuar” nëse do të lindë një tjetër vajzë për këtë arsye
Hilary Duff pritet që së shpejti të bëhet nënë për herë të tretë. Aktorja e mirënjohur është nënë e një djali 9-vjeçar dhe një vajze dy vjeçare, por ka preferuar të mos e zbulojnë gjininë e fëmijës së tretë. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, aktorja ka vënë në dukje se ndihet paksa e “frikësuar” nëse bebi do të jetë një vajzë.
“E di që flokët e mi blu i bënë njerëzit të mendonin se ne e dinim gjininë, por jo. Në fakt jam pak e frikësuar të kem një tjetër vajzë sepse Banks ishte fëmijë i vështirë, edhe pse tani është një mrekulli. Gjithsesi s’e di, në mendjen time shpesh e imagjinoj si princeshën e vetme që do të ketë 2 vëllezër të ashpër.“, është shprehur ajo.
Më tej ajo shtoi: “Sinqerisht, thjesht po them djalë. Unë me të vërtetë nuk kam një ndjenjë të fortë në lidhje me të në asnjë mënyrë, gjë që më bëri të ndihem fajtore për një kohë të gjatë. Isha si: Duhet ta dija, është brenda trupit tim. Është foshnja ime, duhet ta di ”.
/abcnews.al